Vodhi lokalin ku punonte, arrestohet
Një 37-vjeçar u arrestua në kryeqytet për vjedhjen e një shume parash në lokalin e lojërave të fatit ku punonte.
Edlir Çerepi, punonjës në një lokal të lojërave të fatit është denoncuar nga menaxheri i kësaj pike, i cili ka konstatuar se në kasafortë mungonin rreth 600 mijë lekë. Çerepi rezulton i dënuar për vjedhje edhe herë të tjera.