E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS-së Edi Rama thërret aleatët

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka thirrur sot në një takim partitë aleate për të diskutuar mbi aksionin politik të opozitës.

Në takim informal që po zhvillohet pranë selisë rozë marrin pjesë kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PSV 91 Petro Koçi, kreu i PDS-së Paskal Milo, politikani Preç Zogaj si dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Ky i fundit merr pjesë për herë të parë pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në tryezën e opozitës së bashkuar.

Gjatë takimit pritet të diskutohet mbi situatën aktuale politike, reformën zgjedhjet, 10 pikat e paktit të propozuar nga Partia Socialiste dhe afatet e reformave deklaruar publikisht nga kryesocialisti Rama.

Një ditë më parë kreu i opozitës Edi Rama iu drejtua me një tjeter apel kryeministrit Sali Berisha për tu prononcuar publikisht për 10 pikat e propozuara nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›