E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Turqia është partner strategjik i Shqipërisë

Bamir Topi dhe Abdullah Gyl

Në ditën e tretë të vizitës në Turqi, Presidenti Bamir Topi ka mbajtur një fjalim përshëndetës në mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, në Stamboll. Topi duke folur për marrëdhëniet dhe lidhjet e veçanta mes dy vendeve ka kërkuar që marrëdhëniet ekonomike të intensifikohen më tej.

Mediat turke raportojnë se kryefjalë e Topit gjatë takimit me homologun Abdullah Gyl ishte se Turqia është partner strategjik i Shqipërisë. Jemi dy vende që ndajmë dhe vizione të përbashkëta për të ardhmen, tha presidenti i Turqisë, Gyl.

Ndërsa Topi është shprehur se “Është vizioni i Turqisë që Shqipëria të integrohet në institucionet euroatlantike dhe mbështet, përkrah fuqishëm edhe prirjen, aspiratën evropiane të Shqipërisë.”

Presidenti turk tha se mes dy vendeve ka 135 milion euro shkëmbime tregtare dhe vlera e investimeve turke në Shqipëri është 1.5 miliardë euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›