Berisha në Hungari: Po e përgatis Shqipërinë për një botë post-perëndimore
Janë pa fund broçkullat anti- perëndimore që lëshojnë si kryeministri Sali Berisha, ashtu dhe homologu i tij hungarez, Viktor Orban. Ky i fundit tha dje se: Po të shikosh demokracinë në Shqipëri, ajo nuk le asgjë për të dëshiruar.
Por ajo që të habit më shumë është deklarata e Berishës se po bën reforma për një botë post- perëndimore. Se çfarë nënkupton Berisha me këtë, nuk e dimë ekzaktësisht, por një ide e kemi, që bota ku po e çon Shqipërinë nuk ka lidhje me Perëndimin. Ne jemi ndikuar nga kriza dhe nuk është se nuk kemi pasur ndikime, por nuk kemi rënë në recension dhe tani po punojmë për një paketë të re reformash, në mënyrë që të përshtatim ekonominë shqiptare në rrethanat e reja të krijuara nga globalizmi, në një botë post perëndimore, tha Berisha.