Berisha ne Itali Lehtesi italianeve per energjine berthamore

Italia 90 mije tonelata mbetje
Italia e ka enderr te heqe sadopak nga stoku i saj radioaktiv per te cilin prej dekadash po harxhon energji dhe financa te shumta. 25 vite pas katastrofes se ernobilit ne Ukraine dhe 21 vjetorit te mbylljes se industrise berthamore ne Itali u mbyll me referendum popullor ne vitin 1987 bilanci eshte i rende per qeverite italiane duhet te paguaje miliarda euro per te menaxhuar 90 mije tonelata mbetje toksike dhe radioaktive. Buxheti italian ka harxhuar deri me sot mbi 12 miliarde euro per ti mirembajtur ato ne pritje te caktimit te nje vend-depozite.
Kosto 500 milione euro ne vit
Per vete italianet prania e tonelatave me lende berthamore dhe toksike eshte nje bombe ekologjike qe i kushton shtetit rreth 500 milione euro ne vit. Perballe kesaj emergjence te pazgjidhur prej 21 vitesh me mbetjet berthamore dhe toksike qeveria italiane ka premtuar disa here zgjidhje por ende nuk ka nje te tille.
Rajoni i Kazertes njihet tashme si ernobili i Italise sepse eshte toka me e ndotur ne gadishullin Apenin nga incidente te shumta qe kane helmuar toka dhe lumenj. Ne nje raport Italian per mjedisin i vitit 2007 thuhet se Komuniteti Europian u ka vene detyrim shteteve anetare qe te gjejne nje zgjidhje per sistemimin e mbetjeve radioaktive brenda vitit 2009.
Mese dy vite pasi premtoi se do te kete bashkepunim me Italine per te zhvilluar energjine berthamore ne Shqiperi dhe ta ktheje ate ne superfuqi energjetike shefi i qeverise shqiptare ftoi dje biznesin italian qe te ndertoje centralin berthamor ne Shqiperi. Ftesa zbulohet nga media italiane e cila duke komentuar viziten e djeshme te Berishes ne Milano shkruante mbreme
Kryeministri i Shqiperise i ka te qarta idete e bashkepunimit me Romen.
Pas pjesemarrjes ne forumin ekonomik italio-shqiptar kryeministri Sali Berisha beri te ditur se vendi i tij do te beje gjithcka per te lehtesuar investitoret italiane qe duan te marrin pjese ne energjine berthamore.
Deri me sot Shqiperia dhe Italia kane pasur marredhenie shume te mira. Jane nenshkruar marreveshje per investime ne fushen energjetike por italianet jane aktive dhe ne sektore te tjere- ka thene kryeministri shqiptar.
Dje u be e ditur se Dhoma e Tregtise e Milanos dhe ajo e Shqiperise firmosen nje pakt per bashkepunim qe do tu jape mundesi te takohen 240 sipermarrjeve italiane dhe 70 shqiptare.