Kujdes me pijet energjike ne pube

Te dashur qejflinj te lodhur
Shkaktojne kancer
Shkencetaret keshillojne te alarmuar qe problemi me teper qendron te sasia te mos teprohet me te dhe ka shume rendesi mosha e atij qe i pi. shte pije per te rritur dhe jo adoleshente dhe shkaktojne edhe tumore. Kete e pohon Fondi Boteror i Studimeve mbi Kancerin.
Te bejne me krahe. Si nje deux ex machina magjike me efekt te pazakonte dhe te menjehershem. Si kot pa lidhje do ti perkufizonin po shkurt dhe shpejt rendom adoleshentet shqiptare me gjuhen e tyre.
Pije energjike per ta bere sa me te gjate dhe efektshme diten per te sfiduar naten per te kapur maksimumin e energjive dhe cdo te mire qe vjen prej tyre. Per ata qe studiojne dhe pastaj shkojne te kercejne deri vone per shefat qe kane shume stres angarira dhe mbledhje per ata qe drejtojne makinat me kilometra te tera. Jane elisir per te pasur paraqitjen fizike dhe balsam per ankthin duke cliruar humorin e duhur.
Taurine glukoronolat guarana ginseng aminoacid dhe karbohidrat per te cilat perseri dyshohet shume por qe ne fakt jane substanca te pranishme ne organizem dhe ne ushqime te tjera si vera e kuqe dhe molusqet. Por keto perzierje bashke jane koktejl per te pamposhturit. Ja disa emra te tyre Burn zjarr Relentless i paepur Vault hedhje No Fear jo frike Estreme Samurai Atomic Dinamite etj.
Ndonjehere me vitamina dhe kripera minerale. Nje alkimi gjeniale ushqyese dhe kulturore por.. nese per pak caste te bejne te fluturosh lart duke te cuar drejt fuqive te eperme fshehtazi me hile grumbullojne pak nga pak me shume caste kur keto krahe do te dobesohen keqazi. Vec te mirave te perkohshme qe kane ka dekada qe studime shkencetare media boterore flasin e flasin edhe rreth demeve te pijeve energjike.
Shkencetaret mjeket neper bote qe jane marre me studime rreth tyre keshillojne te alarmuar qe problemi me teper qendron te sasia te mos teprohet me te dhe ka shume rendesi mosha e atij qe i pi. shte pije per te rritur dhe jo adoleshente. E te pihen se paku nje here ne jave dhe jo ne sasi te tepruara sepse shkaktojne edhe tumore. Kete e pohon Fondi Boteror i Studimeve mbi Kancerin. E sidomos te demshme jane nese perzihen me alkool.
Por tek ne nuk bezahet pothuajse fare rreth kesaj te keqeje. Nje pjese e medias te ciles i kap veshi dicka nuk bezan rreth demeve sepse ushqehet nga reklamat e importuesve te tyre. Por masa e gjere dhe e gjore e njerezve te cileve ende nuk i kane mberritur valet informative rreth demit pine e pine tere qejf dhe hapin syte nga habia kur rastesisht degjojne se ato bekerkan edhe dem. Sa here e leshon me deshire drejt tyre nje keshille veshtire se has qe ta dine kete informacion.
E pse beka dem ne pyesin rendom. Une i pi pijet energjike kot per qejf. Me pelqen shija. Jam mesuar thote dikush. Po nuk piva pije energjike nga tre ne dite nuk punoj dot. Ato me japin fuqi se vuaj nga anemia thote dikush tjeter. Nje tjeter ka pune shume te lodhshme dhe...pijne serish edhe disa ne dite.
Ka dhe moskokcares qe e presin pa iu bere shume vone te keqen sepse ende nuk jane ndergjegjesuar per te sa nga mosha e parritur sa nga niveli kulturor. E vazhdojme te demtohemi derisa ia bejme bam nga te keqijat qe na sulmojne nga te kater anet e nga vetvetja.
Akuza per deme pijet energjike kane pasur ne gjithe boten qe nga vitet 80 kur ato nisen udhen e tregtise boterore. Alarme ne dy vitet e fundit vijne nga SHBA per sjellje te shfrenuara ne limit ekstreme qe cojne ne seks te pambrojtur apo akte dhune nga ata qe perdorin pije energjike.
Sidomos mes adoleshenteve ato sjellin qendrime devijuese me predispozicionin per probleme ne shendet dhe sigurine vetjake. Ne studime qe jane bere ne shkollat amerikane konkretisht ne dhjete universitete ne Karolinen e Veriut ata qe perzienin pije alkoolike me pije energjike deheshin dyfish.
Nderkohe shoqatat dhe prodhuesit e pijeve u mbrojten me idene se jane pije per te rritur dhe ne cdo vend te botes ku ata jane te pranishem nuk ka pasur efekte te demshme. Autoritetet nderkombetare te shendetesise kane nxjerre perfundimin se produkti eshte i sigurt per tu konsumuar.
Te dhenat klinike testet dhe analizat toksikologjike te shoqeruara me studime pararendese kane arritur te pohojne se prodhimi eshte i sigurt por ka vende si Franca qe ende nuk i qasin pije te tilla tek dera. Studiuesit braziliane Souza-Formigoni nder te shumtet qe flasin rreth pijeve energjike thone se me te rinjte ne moshe mund te ndihen klinikisht keq nese nuk pijne aq sa eshte normale dhe demi ne tru eshte si ai i pijeve alkoolike.
University of Maryland School of Public Health zbulon se djemte qe pine jo me pak se nje energy drink ne jave pine me pas edhe sasi te medha alkooli. Dhe intoksikimi mund te sjelle edhe takikardi shqetesime gastrointestinale axhitim psikomotorik dhe ne raste te rralla edhe vdekje.
E me mire ti dime te gjitha keto se mos ti dime sa here qe do te shijojme te paperseritshmet pije energjike. Dhe ashtu si thote populli pijet me energji por dhe energjia me karar...