Matura 2011, temat për profilet shoqërore
19/01/2011 Programet orientuese për dy lëndët e detyruara Matematikë dhe Gjuhë Shqipe e Letërsi
Detajohen temat e mësimeve që maturantët duhet të përgatisin për provimet e maturës shtetërore 2011. Grupet e punës tashmë kanë përcaktuar programet orientuese për të dyja lëndët që do të jepen si provime të detyruara, si dhe dymbëdhjetë lëndët e tjera të provimeve me zgjedhje. Përmbajtja e këtyre programeve përbën edhe peshën bazë nga do të merren pyetjet finale të tezës së provimit që maturantët do të plotësojnë në qershor. Konkretisht pohohet se rreth 80 për qind e pyetjeve të tezës do të merret nga temat e përcaktuara në këto programe orientuese. Njëkohësisht temat e listuara në këto programe ndryshojnë në varësi të profilit dhe llojit të shkollës që maturanti ka kryer. Brenda pak ditësh pritet që Ministria e Arsimit të miratojë edhe shpjeguesit e tyre, së bashku me bankën e pyetjeve mbi të cilat maturantët do të përgatiten për secilin provim. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se gjatë muajit shkurt të dërgohen në çdo drejtori arsimore shpjeguesit e programeve orientuese, së bashku me bankën e pyetjeve për provimet e detyruara e ato me zgjedhje, të cilat do të miratohen nga ky institucion. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plota dy programet orientuese për provimet e detyruara që do të japin nxënësit e shkollave të mesme të profilit shoqëror (programi për Matematikën si dhe Gjuhë Shqipe dhe Letërsi). Ndërsa sipas rregullores së miratuar tashmë, më 13 shkurt pritet të ngrihet në çdo shkollë Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore, i cili do të orientojë me informacionin e nevojshëm për zhvillimin e provimeve të maturës. Po gjatë muajit shkurt do të nisë edhe shpërndarja e formularit A1 dhe A1Z, ku kandidatët që do të konkurrojnë për shkollat e larta do të duhet të përzgjedhin dy lëndët që do të japin si provime me zgjedhje. Sipas afateve të përcaktuara në këtë rregullore, plotësimi i formularit do të mbyllet deri më 10 mars.
Provimet
Testi përshtatet me drejtimin e gjimnazit apo llojin e shkollës së mesme. Pyetjet e testit
lidhen me fragmente veprash nga autorë të përcaktuar në programin e orientuar. Në të
njëjtën kohë, konceptet mbi të cilat ndërtohen pyetjet janë ato që dominojnë në programin e orientuar, si edhe në tekstet me të cilat punohet në shkollat e mesme. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për hartimin e testeve për provimin e matematikës.
Konsultimet
Për të ndihmuar maturantët në përgatitjet e provimeve, pranë çdo shkolle të mesme kanë nisur të realizohen edhe konsultimet e para për të dyja provimet e detyruara. Mësuesit e dy lëndëve të detyruara gjatë javës, pas mësimit, do të zhvillojnë edhe orët e përgatitjes për secilin provim. Nxënësit gjatë këtyre orëve shtesë do të mund të marrin ndihmën e mësuesve të lëndës për temat e paqarta që mund të kenë. Po ashtu, në shkolla po shpërndahet edhe manuali i maturës me të gjitha rregullat për provimet.