E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen rezultatet e provimit të gjuhës italiane

19/01/2011  Studimet në Itali, vlerësimet për 763 kandidatët që janë testuar gjatë nëntorit të shkuar

Shpallen rezultatet e provimit të njohjes së gjuhës për kandidatët shqiptarë që duan të vijojnë studimet e larta në universitetet italiane gjatë vitit të ardhshëm akademik. Provimi për njohjen e gjuhës është zhvilluar gjatë muajit nëntor në të dyja format me shkrim dhe me gojë. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e rezultateve për të 736 kandidatët që kanë marrë pjesë në këtë testim. Marrja e provimit të gjuhës është kushti bazë që i lejon nxënësit shqiptarë të aplikojnë më tej për ndjekjen e studimeve të larta në institucionet e arsimit të lartë italian. Një tjetër shans u është dhënë edhe kandidatëve të tjerë, të cilët nuk kanë mundur të paraqiten në provimin e muajit nëntor. Këta kandidatë mund të aplikojnë sërish për dhënien e provimit të gjuhës, i cili do të zhvillohet në muajin mars. Por për të gëzuar këtë të drejtë, kandidatët duhet që më parë të regjistrohen pranë Institutit Italian të Kulturës në datat e përcaktuara. Procedura e regjistrimit do të mbyllet më 21 janar. Përveç marrjes së provimit të gjuhës, aplikuesit në fazat e mëpasshme do të duhet të marrin nota kaluese edhe në provimet e maturës që zhvillohen në vendin tonë. Kjo, pasi një ndër dokumentet që do të dorëzohet në fazën e mëpasshme të aplikimit, do të jetë edhe kopja e formularit të plotësuar për dhënien e provimeve me zgjedhje (formulari A1).

Lista ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›