E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Korce Ne kemi projektet Rama betonin

Korçarët duhet të votojnë Partinë Demokratike dhe “Aleanca për qytetarin”, pasi vetëm kështu do t`i jepet fund politikës së betonizimit dhe shkatërrimit. Përkrah Andrea Manos, i cili garon për kreun e qytetit juglindor, kryeministri i vendit u tha korçarëve se mbështetja dhe financimet do të jenë maksimale.

“Unë jam këtu për t’u angazhuar përpara jush se alternativa jonë është asfaltimi në këtë qytet, në këtë rreth i çdo kilometri rrugë në të katër anët e saj. Jam këtu për t’u angazhuar përpara jush, se me Andrea Manon do të rindërtojmë qendrën e Korçës, do ta shndërrojmë atë në një nga qendrat më tërheqëse turistike”- tha Sali Berisha, kryeministër i vendit. 

Berisha kërkoi votat e korcarëve duke u thënë atyre të kujtojnë zhvillimin dhe arritjet e vendit gjatë qeverisjes demokrate.

“Ekonomia shqiptare është e vetmja ekonomi që vrapon, ekonomia shqiptare është e vetmja ekonomi e cila ecën me shpejtësinë më të madhe dhe në kohën e krizës më të thellë. Kjo është merita juaj, qytetarë të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë! Kjo është merita e reformave që ju mbështetët”- tha kryeministri.

Nga Korça, zoti Berisha sulmoi kryetarin e socialistëve, duke e quajtur si pasues i regjimit komunist.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›