E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laze Pa u kryer transparenca fletet e votimit nuk duhet te eliminohen



Anetari socialist ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Artan Laze ne nje prononcim per televizionin Koha theksoi se fletet e votimit nuk duhet te digjen pa u kryer ende transparenca. Laze u shpreh se per te siguruar nje hetim te plote mund te liheshin edhe 4 vjet deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me tej anetari i KQZ-se ka vleresuar pozitivisht raportin e ambasadorit te OSBE-se Robert Bosh per mosdjegien e fleteve te votimit i cili e paraqiti ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se.
Deklarata
Sipas mendimit tim fletet e votimit ne kete situate nuk duhet qe te eliminohen. Pse e them kete Sepse djegia e fleteve te votimit pas hapjes se materialeve zgjedhore shpjegohet ne nje situate normale kur ka mbaruar procesi i ankimimit. Ne kete situate qe ndodhemi nuk ka mbaruar procesi ankimues perderisa gjysma e deputeteve te Parlamentit te cilet perfaqesojne rreth 600-700 mije zgjedhes por edhe nje sere organizatash kane ankesa rreth menyres dhe cilesise se zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009 - u shpreh Laze. Ai sqaroi se fletet e votimit sipas Kodit Zgjedhor trajtohen si materiale zgjedhore. Por per shkak te organizimit te zgjedhjeve ato jane ndare ne nje kuti te vecante. Keshtu sipas tij ne zgjedhjet e kaluara te gjitha materialet zgjedhore kane qene se bashku ne nje kuti por ne keto zgjedhje ato jane ndare ne kuti te vecanta. Ne keto kushte Laze theksoi se ne zgjedhjet e ardhshme perderisa kemi ne diskutim e siper reformen zgjedhore ndoshta mund te kete edhe ndonje mendim dhe mund te vendoset qe materialet zgjedhore se bashku me fletet e votimit mund te jene ne nje kuti. Une do te thosha se ndoshta do te ishte edhe nje pike qe mund te futej edhe ne reformen zgjedhore. Keshtu per te siguruar nje hetim te plote mund te liheshin edhe 4 vjet deri ne zgjedhjet e ardhshme. Nuk do te ishte gabim. Domethene mire do te ishte qe keto te liheshin ne nje cep te magazines dhe te ishin ne dispozicion te paleve - u shpreh Laze.
Raporti i ambasadorit Bosh
Duke u pershendetur raportin e ambasadorit Bosh per fletet e votimit Laze u shpreh se cdo opsion qe eshte i mbeshtetur ne ligj dhe ne logjiken e ngjarjeve eshte nje opsion i drejte dhe duhet diskutuar. Mua me vjen mire qe ambasadori Bosh ka perforcuar idene tone. Me vjen mire qe ai e ka degjuar me vemendje idene tone te shprehur me pare qe djegia e fleteve te votimit do te ishte nje veprim i nxituar perderisa ka nje proces ankimi perderisa ka disa ceshtje ne prokurori dhe prokuroria mund te kete nevoje qe te kerkoje materialet zgjedhore se bashku me fletet e votimit per te bere nje hetim sa me te drejte per te arritur ne konkluzionet e veta - tha Laze.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›