Berisha ne Kuvajt vazhdon sot takimet zyrtare
TIRANE- Kryeministri Berisha i cili ndodhet për një vizitë në Kuvajt nis sot axhendën e takimeve. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, një pjesë e gjerë e axhendës së kryeministrit Berisha do të jetë e fokusuar në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ku do të nënshkruhen edhe një seri marrëveshjesh të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kuvajtit. Berisha është pritur dje në ceremoni mirëseardhjeje, ndërsa të gjitha takimet zyrtare nisin pikërisht sot. Ai shoqërohet nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ai i Transporteve Olldashi. Kryeministri Berisha, gjatë kësaj vizite do të pritet në një ceremoni zyrtare nga Lartësia e Tij, kryeministri i Kuvajtit, Sheiku Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah. Takimi i përbashkët do të pasohet edhe nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të rëndësishme mes dy vendeve. Qeveria e Kuvajtit, është donatorja për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”.
Kryeministri Berisha do të takohet me Emirin e Kuvajtit, Lartësinë e Tij, Sheikun Al-Sabah si dhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi. Një pjesë e gjerë e axhendës së kryeministrit Berisha do të jetë e fokusuar në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe me interesin e investitorëve kuvajtianë për të investuar në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve pritet të nënshkruhen një seri marrëveshjesh të rëndësishme, si: nënshkrimi i konventës mes Shqipërisë dhe Kuvajtit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin; nënshkrimi i programit ekzekutiv për turizmin etj.
(s.g/BalkanWeb)