E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’gabojnë tre të parët, barazon Napoli e Fiore



Interi arriti një fitore të bukur 3-0 kundër Bolonjës në javën e 32-të të Serisë A në Itali, ndërkohë që me fitore e mbyllën fundjavën edhe Roma e Milani, përkatësisht kundër Barit dhe Kaljarit. Tiago Mota shënoi një dygolësh për Interin, të shoqëruar me rrjetën e të rikthyerit Mario Baloteli. Mirko Vuçiniç firmos fitoren e Romës ndaj Barit. Milani i Leonardos e pati më të vështirë: Borrielo, Huntelar dhe Astori autogol realizuan për kuqezinjtë nga Milano; Ragatzu dhe Matri për Kaljarin. Kievo e Erjon Bogdanit humbi me Sampdorian 2-1, ndërsa Xhenoa dhe Livorno u ndanë në barazim. Barazime dhe në dy sfidat e tjera Parma-Fiorentina sid he Lacio-Napoli. Interi vazhdonë të kryesoje me 66 pikë, 1 më shumë se Roma (65) dhe 3 më shumë se Milani (63).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›