E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi mund Mançesterin dhe rimerr kryesimin



çelsi fitoi në shtëpinë e Mançester Junajtid duke marrë edhe kryesimin e Premier League me 2 pikë më shumë. Kampionët në fuqi të Anglisë janë mundur pas pesë vjetësh në “Old Trafford” nga çelsi përpara më shumë se 72 mijë shikuesve. Xho Kol i dha avantazhin bluve të Londrës pas një goditje të lehtë pas 20 minutash lojë dhe Didier Drogba shënoi golin e dytë në minutën e 79-të vetëm dhjetë minuta pasi kishte zëvendësuar Nikolas Anelka. Zëvendësuesi i Junajtid, Federiko Makeda, shënoi dy minuta më pas, por goli shërbeu vetëm sa për statistikë. Fitore shënoi edhe Arsenali ndaj Volves sid he Mançester Siti ndaj Burnli. Aston Villa vazhdoi serinë pozitive dhe në fushën e Boltonit ndërsa Stoke mori tre pikë ndaj Hull Sitit. Barazim pa gola në Portsmuth-Bllekbërn Rovers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›