Shqipëria, në festë për 1-vjetorin e anëtarësimit në NATO
I gjithë vendi ka përkujtuar me ceremoni festive një-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe të vendeve të lira. Ceremonitë janë bojkotuar nga përfaqësuesit e opozitës, të cilët ende ndihen të tërhequr nga Traktati i Varshavës
Shqipëria festoi dje 1-vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota në Aleancën Politiko- Ushtarake të Lirisë, përmes eventeve jubilare në kryeqytetin shqiptar, por edhe në qytete të tjera në mbarë vendin. Atmosfera festive, për këtë arritje madhështore të kombit, u përcoll nëpërmjet një konference jubilare organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ku kanë përshëndetur personalitetet më të larta të shtetit si kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Maksim Malaj, ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, ushtarakë nga Shtabi i NATO-s në Tiranë dhe përfaqësues të misioneve që shërbejnë në vendin tonë, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
2 prilli i 2010-s është viti i parë që e gjen Shqipërinë pjesë të strukturave të NATO-s. Shqipëria, shënoi një vit më parë, zhvillimin më të madh diplomatik, përmes një kursi politik të shtjelluar dhe evident, për përmbushjen e një misioni mbarëkombëtar, të udhëhequr nga kryeministri i vendit Sali Berisha. Anëtarësimi i këtij vendi ish-komunist në bllokun ushtarak më të fuqishëm në Botë bëri jehonë të madhe. Autoritetet shqiptare vlerësuan dje ditën historike për Shqipërinë, pas festës më të madhe kombëtare, atë të Pavarësisë.
Këtë ceremoni e përshëndeti përmes një video - mesazhi edhe Komandanti i Komandës Supreme të Aleancës për Evropën, James G. Stavridis.
Në ceremoninë jubilare me rastin e 1 Vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nuk morën pjesë asnjë nga përfaqësuesit e opozitës, ndonëse përmes një konference për shtyp, Edi Rama, sulmoi qeverinë dhe aspiratën e realizuar tashmë nga Shqipëria, sepse sipas tij, që ajo ditë vendi ka qenë në protesta...