E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi ka konfirmuar në Paris suksesin e qeverisë në luftën kundër kriminalitetit

Presidenti shqiptar, Bamir Topi gjatë një fjalimi të mbajtur në forumin e Crans Montana ka deklaruar se Shqipëria është e angazhuar në përmbudhjen e standarteve demokratike, duke theksuar këtu luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik. Duke folur mbi krimin transnacional, Topi theksoi se Shqipëria ka përafruar legjislacionin me Këshillin e Evropës dhe konventave të tjera ndërkombëtare. “Të ndërgjegjshëm se ky fenomen është rajonal dhe global, ne e kemi shtrirë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore në këto drejtime: Thellimin e bashkëpunimit me strukturat e agjensive informative e të sigurisë, me ato të policisë dhe të prokurorisë së vendeve të rajonit si në nivel operacional ashtu dhe në shkëmbim të të dhënave në kohën e duhur. Menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim forcimin e kontrollit për të goditur krimin ndërkufitar. Monitorimin e vazhdueshëm të të gjitha transaksioneve financiare të dyshimta të lidhura me financimin e trafikut të drogës dhe shkëmbim në kohë i këtyre informacioneve, etj”, tha Topi. Ai shtoi se Shqipëria ka rezultate të dukshme jo vetëm në luftën kundër korrupsionit, por edhe në parandalimin e fenomeneve që kanë të bëjnë me trafiqet e paligjshme. “Ajo që ka ndodhur gjatë viteve të kaluar, ka rreth tre vjet që nuk ndodh më. Kemi një ndalim të trafikut të paligjshëm që kalonte nëpërmjet Shqipëri drejt Italisë. Sigurisht kjo ka ardhur nëpërmjet një rregullimi ligjor, por edhe nëpërmjet vullnetit të të gjitha forcave politike për të ndaluar këtë fenomen, i cili ishte i dëmshëm jo vetëm për vendet ku trafikoheshin qeniet njerëzore, por ishte i dëmshëm edhe për Shqipërinë dhe imazhin e saj”, vijoi presidenti shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›