Zv/kryeministri Ilir Meta merr pjesë në samitin e kryetarëve të NEQ
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, sot merr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ), që zhvillohen përkatësisht në datat 12 dhe 13 nëntor 2009, në Bukuresht, në kuadër të Presidencës rumune të kësaj Nisme. Këto takime, që këtë vit përkojnë edhe me 20 vjetorin e krijimit të Nismës së Evropës Qendrore, japin mundësinë e vlerësimit në nivelet më të larta, të aktivitetit dhe arritjeve të Nismës në këto dy dekada dhe njëkohësisht, të evidentimit të prioriteteve, të rrugëve e mënyrave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen. Në kuadrin e këtyre punimeve pritet që Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Meta të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij të vendeve anëtare nga Evropa Qëndrore dhe Juglindore.
...