OSBE kritikon Kosovën për çështjen e kthimeve

Qeveria e Kosovës nuk po përmbush mandatin e saj për të ndihmuar personat e shpërngulur që kthehen në vend, thuhet në një raport të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. OSBE thekson se vetëm një numër i vogël masash janë ndërmarrë nga shumica shqiptare në Kosovë, që nga miratimi i planit të vitit 2007 për integrim. Plani i punës i OSBE-së synon të ndihmojë përfaqësues të pakicës serbe, që u larguan nga Kosova kur u shpall pavarësia në vitin 2008, të rivendosen në Kosovë. Dokumenti i OSBE-së nënvizon se është vërejtur mungesë ndihme nga ana e qeverisë së Prishtinës për persona të përkatësisë etnike jo shqiptare që kanë probleme me strehimin, shkollimin, kujdesin shëndetësor dhe punësimin.
...