E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kuvend: Toptanët, tradhtarë. Atë që i kanë bërë shqiptarët Shqipërisë, nuk ia ka bërë askush

Share

Në shpërthimin e tij në Kuvend, kryeministri Sali Berisha, duke sulmuar kreun e opozitës, ai e cilësoi atë një tradhtar që punon kundër interesave të vendit. Për më tepër, kushdo që voton për opozitën, sipas Berishës është po ashtu tradhtar.

Një ditë, në tempullin e Brukselit, një personalitet i shquar do të më thoshte: mirë ai, zotëri, se është kaq antishqiptar, po ata që e ndjekin në këtë mënyrë, çfarë janë. Përgjigja ime ishte se edhe ai, edhe ata janë shqiptarë, sepse atë që i kanë bërë shqiptarët, Shqipërisë, nuk ia ka bërë asnjë barbar. Atë që i ka bërë Enver Hoxha, Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të gjitha pushtimet. Atë që i kanë bërë Toptanët dhe Haxhiqamilët, Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët. Atë që i kanë bërë shqiptarët, Shqipërisë, nuk ia ka bërë kurrkush, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›