Analisti i Berishës: BE mori vendim politik, po na paragjykon. Kemi aleat kryesor SHBA-në
Pak pasi Berisha bërtiti në parlament se Toptanët janë tradhtarët e Shqipërisë, Blendi Fevziu u shfaq në një studio televizive për të sulmuar Bashkimin Europian. Disa herë theksoi Fevziu se ky është mendimi im personal, duke e ditur shumë mirë se ai është mendimi i Berishës (kujto këtu kabllogramët e ambasadës që shkrimet e tij i vlerësojnë si mendime të Berishës). Fevziu tha se BE po mban qëndrime paragjykuese ndaj Shqipërisë. Fevziu tha se brenda BE ka vende që e mbështesin Shqipërinë, por në këtë rast u mbajt një qëndrim më dashamirës ndaj Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Fevziu tha se Mali i Zi nuk bën zgjedhje të lira, një grup shokësh e qeverisin atë prej vitesh, po ashtu Maqedonia nuk ka të krahasuar me Shqipërinë, pasi aty as census nuk po bëjnë dot. Fevziu tha se demokracia në Shqipëri është e shëndetshme dhe SHBA janë mbështetja kryesore për Shqipërinë.