E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Lac Do vazhdojme investimet e medha

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ne qytetin e Laçit kandidatin e Aleances per Qytetarin, Bardhi Rica. Duke foluar perpara mbeshtetesve te Partise Demokratike Berisha premtoi se ne kater vitet e ardhshme do ta ktheje kete Laçin ne njerin prej qyteteve me te rendesishme.

“Në 4 vitet që vijnë qeveria do të financojë çdo projekt që kryetari i Bashkisë suaj, kryetarët e komunave të rrethit të Kurbinit, do të hartojnë për Kurbinin, një nga rrethet më të fuqishme turistike të Shqipërisë, për Kurbinin, një nga epiqendrat kryesore të zhvillimit të vendit. sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës Fushë Krujë – Milot” tha Berisha.

Kryeministri ka permendur investimet me te rendesishme te qeverise ne zonen e Kurbinit ne infrastrukturen rrugore, ne arsim e shendetësi, te cilat sipas tij do te vazhdojne me tej. Berisha nuk ka lene pa shigjetuar edhe kundërshtarin e tij.

“Të gjithë shqiptarët kudo që janë, kanë së paku dy rrugë; njëra është rruga e Zotit dhe mjerë ai që kujton se mund t’ua zërë, mund t’ua pushtojë rrugën e Zotit besimtarëve të tij. Tjetra është rruga e lirisë, rruga që na bën ne të mundur që të zgjedhim atë çka besojmë dhe mendojmë se dimë dhe mund të bëjmë më mirë, atë që ne na duhet, që na shërben, që na zhvillon, na përparon. Kurse ajo që ofron shoku apo zotëria, është rruga e vetmisë, rruga pa kthim” tha Berisha.

Kreu i qeverise u ka perseritur edhe nje here nga Laçi se koalicioni i drejtuar prej tij ka vendosur ne qender te fushates qytetarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›