E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionatet evropiane Borusia hap garen per titullin

Borusia Dortmund ka barazuar 1-1 kundër Hamburgut duke rihapur më tej garën për titullin kampion në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop kanë ngushtuar në vetëm pesë pikë diferencën në krye të Bundesligës. Hapi fals i hedhur nga Borusia Dortmund ka favorizuar Bajer Leverkusen që pasi ka mundur 2-1 St.Pauli, tani beson më shumë te titulli kampion kur kanë mbetur dhe pesë javë deri në fund të këtij sezoni të Bundesligës gjermane.

Në kampionatin francez, Olimpiku i Marsejës ka marrë vetëm një pikë pas barazimit 2-2 kundër Tuluz, duke mos përfituar nga ndalesa e Lile, kryesuese e Ligës 1. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garsia u mund 1-0 nga Monako, ndërsa hodhi një hap fals në objektivin për të fituar titullin kampion. Pas javës së 30-të të Ligës 1, Lile vazhdon të mbajë vendin e parë me tri pikë më shumë se Olimpiku i Marsejës.

Në Holandë, Ajaksi i Amsterdamit është futur bindshëm në garën për titull. Formacioni i Frank De Boer mundi 2-0 Groningen dhe në të njëjtën kohë ka përfituar nga ndalesa e kryesuesve të renditjes Tvente dhe PSV Eindhoven, që në ndeshjet e tyre nuk shkuan më shumë se barazimi. Pas këtij suksesi, Ajaksi është ngjitur në vendin e tretë me 61 pikë, 1 më pak se Eindhoven e vendit të dytë dhe 3 më pak se kryesuesit e Tvente.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›