Berisha në Librazhd: Çdo komunë do lidhet me akset nacionale
Kryeministri Berisha ka inspektuar sot punimet në aksin rrugor Librazhd-Fushë Studën ndërsa u ka premtuar banorëve të zonës se qeveria do të bëjë të mundur që çdo komunë të lidhet me akset nacionale.
Berisha theksoi më tej 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë do t`i gjejë banorët e kësaj zone me rrugë moderne.
Gjithashtu kryeministri Berisha ka ripërsëritur edhe njëherë se ekonomia shqiptare është solide ndaj krizës financiare globale ndërsa shtoi se qeveria do të vijojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Ai ka theksuar se gjatë 5 viteve qeveria ka ndërtuar 9 mijë km rruga ndërsa ka theksuar se aksi rrugor Librazhd-Fushë Studën është një korridor i fuqishëm për zhvillimin e turizmit në vend.