E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat e partive, KQZ hedh shortin për ekspertët kontabël

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis procedurën për zgjedhjen e ekspertëve kontabël, të cilët do të kontrollojnë financat e partive politike. Në mbledhjen e sotme KQZ-ja do të hedhë shortin për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të licencuar pas paraqitjes së kërkesave nga të gjithë të interesuarit.
Ekspertët kontabël do të kontrollojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore nga të gjitha subjektet zgjedhore.
Ata përveç procedurave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit, duhet të plotësojnë dhe disa kritere shtesë që janë: të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet, të mos kenë marrë masa disiplinore, të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse dhe të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i kontrollimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›