Shoqeria civile protesta para Kuvendit
Aleanca Kunder Importit te Plehrave paralelisht me debatet e zjarrta qe ende po zhvilloheshin ne Parlament organizoi nje proteste para ketij institucioni kunder ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Analiste te medias dhe perfaqesues te shoqerise civile deklaruan se permes reagimit qytetar do ti behet presion Kuvendit te Shqiperise qe te mos votoje nenet e ligjit qe lejojne importin e mbetjeve. Protestuesit kane deklaruar se lufta kunder ketij ligji ka nisur qe ne vitin 2004 dhe do te vazhdoje pasi eshte e papranueshme qe plehrat e Italise dhe vendeve te tjera te sillen ne Shqiperi. Te rinjte e levizjes Rinia Aktive kane nenshkruar nje peticion te firmosur nga 3 mije qytetare ne mbare vendin te cilen e kane dorezuar ne kryesine e Kuvendit. Ne peticion te rinjte kane kerkuar kthimin per diskutim ne komisione te ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve.