Berisha ne Maqedoni:“Ligjet me 3/5-at, opozita mendon se e afrojnë me pushtetin”
10/11/2011 Kryeministri Berisha dhe homologu maqedonas u hapin rrugë lehtësive doganore
Kryeministri Berisha, ashtu si procesin e liberalizimit të vizave, edhe atë të integrimit në Bashkimin Evropian e konsideron si një proces kryekëput të bazuar në meritë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për përpjekjet e mëdha të qeverisë së tij për procesin më themelor të vendit: atë të anëtarësimit në BE, si dhe për pengesën që opozita i ka sjellë këtij procesi gjatë takimit që zhvilloi dje në mesditë me kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski. “Ka një realitet fatkeq, në të cilin opozita shqiptare nuk voton ligjet me tri të pestat në parlament. Ajo nuk e bën këtë se është antieuropiane. Jo, ajo në programin e vet ka integrimin në Bashkimin Europian, por e bën këtë se mendon se në këtë mënyrë i afrohet më lehtë pushtetit. Këshilltar i saj nuk mund të bëhem. E vërteta është se i largohet më shumë pushtetit. Megjithatë, tratativat janë dhe mbetemi gjithmonë optimistë, por zgjidhja duhet të jetë e vetëdijshme për një proces jetik për vendin”, - theksoi Berisha pas takimit me homologun maqedonas, nga i cili mori mbështetjen për realizimin me sukses të projektit të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit mes tyre dy personalitetet pohuan marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët të qeverive përkatëse për zgjerimin dhe konsolidimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat në dobi të dy vendeve e popujve. Në takim u theksua rëndësia e realizimit me sukses të projekteve të rëndësishme infrastrukturore, si ato rrugore dhe hekurudhore, të cilat do të bëjnë të mundur lidhjen më të ngushtë mes dy vendeve në shumë plane, si atë të transportit, shkëmbimeve tregtare, turizmit etj. Në këtë kuadër, u theksua nevoja për krijimin e lehtësirave doganore dhe heqjen e barrierave burokratike për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, duke vendosur regjimin doganor që aplikohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Duke folur për zhvillimet në rajon, bashkëbiseduesit vlerësuan se integrimi i Ballkanit Perëndimor është në dobi të popujve dhe i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon. “Ramë dakord me kryeministrin që të bëjmë lobim të përbashkët në Bruksel për të pasur edhe mbështetjen e tyre, pasi të paraqesim të gjitha përpjekjet tona serioze për një infrastrukturë të re komunikimi të gjithanshëm midis vendeve tona”, - deklaroi Berisha.
Pakicat
“Dua t’ju siguroj se maqedonasit dhe çdo qytetar i Shqipërisë ka pasur, ka dhe do të ketë të drejtë të pamohueshme për t’u shkolluar në gjuhën që do. Vendi ka standardet më të mira, sipas dokumenteve ndërkombëtare të arsimimit të pakicave.”
Doganat
“Me kryeministrin Gruevski diskutuam të fillojmë të shqyrtojmë të gjitha modalitetet për të vendosur midis dy vendeve tona, por dhe midis vendeve tona e Kosovës, Malit të Zi, regjimin doganor që aplikohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.”
Gruevski
“Duke qenë se dy vendet tona kanë si përparësi madhore integrimin, vlerësoj mbështetjen që qeveria shqiptare i jep Maqedonisë në procesin e integrimit në NATO dhe shpreh dëshirën që Shqipëria të realizojë me sukses projektin e integrimit të plotë të vendit në BE.”
Sugjerimet për ndarjen
“Respektimi i kufijve aktualë të Kosovës - interes më i mirë i rajonit”
Kryeministri Berisha i ka cilësuar si propozime të arkivave të Millosheviçit sugjerimet e qarqeve të caktuara politike për ndarjen e Kosovës si zgjidhje e përhershme për gjendjen e atjeshme. Duke komentuar qëndrimet e atyre që si sot, ashtu dhe dje “qarkullonin me harta në xhep për ndarje të Kosovës dhe jo vetëm”, Berisha deklaroi se ato nuk janë asgjë më shumë sesa një embrion i ëndrrës që i krijoi Ballkanit të gjithë ato drama e tragjedi në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që shkoi. “Këto propozime e sugjerime janë që të gjitha të nxjerra apo nxirren nga arkiva e Sllobodan Millosheviçit. Duhet t’ju kujtoj këtu se në fillim të viteve ’90 mesazherë nga më të ndryshmit qarkullonin me harta në xhep për ndarje të Kosovës, madje jo vetëm të Kosovës, por të gjitha ato u provuan si absurditete. Respektimi i kufijve aktualë të Kosovës është interesi jetik më i mirë i të gjitha vendeve të këtij rajoni, që nuk duan të përdorin gjyzlykët e kasapit të Ballkanit për rajonin e të ardhmen e tij. Tri komuna homogjene serbe, pothuajse pa asnjë shqiptar, janë në Veri të Kosovës dhe duan që të tregojnë se nuk mund të jetojnë dot me shqiptarët, ndërkohë që shumica e serbëve jetojnë ndën Ibër dhe janë në paqe e harmoni me shqiptarët”, - iu përgjigj kryeministri i Shqipërisë interesit të gazetarëve.
Kryeministri Berisha u prit nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. Gjatë takimit me ta Berisha i vlerësoi shumë të rëndësishme arritjet në fushën e përdorimit të gjuhës, të flamurit shqiptar. Në vijim të takimeve të zhvilluara në Maqedoni Kryeministri Berisha u takua me kryetarin e LSDM-së Branko Crvenkovski, kryetarin e parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski dhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.