E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE : Shqipëria, jo vend grumbullimi

10/11/2011  Ligji për mbetjet

Pas debateve politike të lindura mbi ligjin e menaxhimit të mbetjeve ka ardhur edhe reagimi i përfaqësuesve të kompanisë “Grontmij, Carl Bro”, e cila ka asistuar në hartimin e tij. Eksperti i Be-së, Sccot Crossett ka pohuar dje se qëllimi i këtij ligji është rritja e performancës mjedisore të Shqipërisë si dhe rritja e kapaciteteve të saj ricikluese, çka do të sillte zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, ligji parashikon një eksport-import rreptësisht të kontrolluar dhe monitoruar të mbetjeve. Gjithashtu ai theksoi edhe faktin se ky ligj e ndalon kategorikisht importin e mbetjeve thjesht për qëllime depozitimi. “Historia që do të kthehet Shqipëria në një vend ku do të grumbullohen plehra është një histori e pabesueshme”,- nënvizoi Crossett. Më tej ka shtuar se “pikërisht nga ky ligj e ka pikënisjen edhe zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri, pasi me anë të këtij ligji do të rregullohen një herë e mirë të gjitha problemet sa u takon mbetjeve, duke forcuar dhe kontrolluar gjithnjë e më shumë zinxhirin mbetje-kosh-riciklim, çka do të bëjë të mundur eliminim në një shkallë shumë të madhe të mbetjeve.”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›