Berisha në Mynih takim mepresidentin e Azerbajxhanit
Kryeministri Berisha, gjatë vizitës që është duke bërë në Mynih, me rastin e konferencës për sigurinë në botë, është takuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev.
Kujtojmë që Berisha është takuar edhe disa muaj më parë me të, ku Berisha si rrallë herë ka zhvilluar një takim tek për tek me të, pa asnjë pjesmarrës tjetër, ndërsa poshtë këmbëve të tij mbante një çantë.
Siç dihet, presidenti azerbajxhanas është pasues në pushtet i babait të tij, Hajdar Aliev, një diktator komunist që i ka lënë të birit trashëgimi pushtetin. Në të njëjtin stil, Berisha po përpiqet të grumbullojë në Shqipëri një pushtet familjar bazuar në privatizimin e pasurive kombëtare dhe lidhjet me botën e korruptuar ish komuniste të lindjes.
Një tjetër fije e errët që lidh Berishën me kreun e Azerbajxhanit është edhe një biznesmen i arrestuar disa muaj më parë në Spanjë, Ali Evsen, që akuzohet për pastrim parash në emër të familjes së Mubarakut, ish diktatorit të Egjiptit.
I lidhur ngushtë me botën arabe dhe Azerbaxhanin, Ali Evsen, pronar i kompanisë Albania Airlines, qëndron pas shumë operacioneve financiare për privatizimet strategjike në Shqipëri dhe në planet pë investimet në energjetikë.
Kjo është Konferenca më e rëndësishme vjetore që bëhet në kuadrin e sigurisë euroatlantike. Në këtë Konference, siç njoftoi organizatori i saj, ish-sekretari i shtetit të Republikës Federale Gjermane diplomati i njohur Ischinger, marrin pjesë delegacione të 70 qeverive nga Europa, SHBA, Kanada dhe vende të tjera të planetit. Në tërësi Konferenca trajton çështje të sigurisë euroatlantike dhe globale. Ajo që ishte me interes te veçantë për mua ishte fakti, se kësaj here, tema e diskutimit ishte përqendruar tek energjia dhe siguria.
Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha, por është një vend gjithashtu, të cilën duhet se do të kalojnë dhe gazsjellës të mëdhenj, që do të sjellin gazin Kaspik drejt Evropës. Ndaj dhe e konsiderova shumë të rëndësishme këtë seancë. Bisedova me faktorë kryesore siç është presidenti Azerbajxhanit, ku unë së shpejti do të kem një vizitë zyrtare në këtë vend mik, por dhe me faktorë dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e energjisë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë për këtë takim.

Berisha-Aliev muaj me pare