E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish- i përndjekuri tenton të hidhet nga pallati pranë PD-së

Share

(E PERDITESUAR)- Një person në Tiranë, 50 vjeçari Qemal Xhura, ka terrorizuar qytetarët dhe forcat e policisë duke kërcënuar se do të hidhej nga një ndërtesë. Për fat gjithçka ka përfunduar pa probleme.

Xhura deklaroi për forcat policore se është një ish-i përndjekur politik, i divorcuar dhe ka një gjendje ekonomike tepër të rënduar, dhe se këto ishin shkaqet që e cuan të ndërmerrte këtë veprim ekstrem.
Qytetari kishte hipur mbi pallatin më të lartë në Tiranë, që ndodhet pranë PD-së, i cili është ende në ndërtim. Personi hipi në krahun e një vinçi që përdoret për punime, që është rreth 80 metra lartësi nga toka.

Policia nuk ka mundur dot që të identifikojë ende personin, ndërsa nuk dihen motivet që e kanë çuar drejt këtij veprimi ekstrem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›