E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në OKB: Raporti i Martyt, plagjiaturë e Vukçeviç

“Raporti i Dick Martyt për trafik organesh në Shqipëri është i rremë”. Kështu deklaroi kryeministiri i Shqipërisë, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në seksionin e 66-të, të Asamblesë Kombëtare të OKB-së. Kreu i ekzekutivit u shpreh se qeveria shqiptare i ka bërë kërkesë zyrtare EULEX-it, për hetimin e të gjithë problematikës që ka të bëjë me territorin e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu ai i ka bërë thirrje Serbisë të njoh shtetin e Kosovës.

Duke u ndalur tek raporti i Dick Martyt, Berishat theksoi se aty nuk paraqitet asnjë fakt dhe se senatori shfaq urrejtje dhe racizëm antishqiptar. “Qeveria shqiptare i ka bërë kërkesë zyrtare EULEX-it për hetimin e të gjithë problematikës që ka të bëjë me territorin e Republikës së Shqipërisë dhe e falenderon atë që ka pranuar ftesën duke e garantuar se do të bashkëpunojë dhe t`i krijojë të gjitha lehtësirat për të nxjerrë të vërtetën në dritën e diellit. Raporti i Dick Martyt siç pohon vet kryeprokurori i Serbisë, Vukçeviç që thotë se gjen të përfshirë në të plotësisht raportin e tij, pra është një plagjaturë e raportit të Vukçeviç. Çdo njeri që lexon këtë raport, konstaton se senatori Dick Marty është i sëmurë nga urrejtja dhe racizmi antishqiptar që buron në çdo paragraf të tij që nuk ka të bëjë fare me krimet për të cilat ai pretendon”, u shpreh kryeministri. Në këtë drejtim ai thekson se në mijëra faqe të deponimeve në Hagë të Sllobodan Millosheviçit nuk ekziston qoftë edhe një herë e shqipëruar fjala trafik organesh apo varrezash masive në Shqipëri.

Sipas kryeministrit, raporti është një parafabrikat që kishte si qëllim të zhurmonte verdiktin e Gjykatës së Hagës pro pavarësisë së Kosovës.“I bëj thirrje Serbisë, e cila shfrytëzoi këtë forum të lartë për t`ju drejtuar Gjykatës së Hagës të përshtasë qëndrimin e saj ndaj Kosovës në përputhje me vendimin e kësaj gjykate, duke dëshmuar se pranon dhe respekton ligjin ndërkombëtar dhe jo vetëm atë pjesë që i interesojnë”, theksoi ndër të tjera ai. Kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij u ndal edhe tek tensionet e krijuar kohët e fundit në Veri të Kosovës, duke theksuar se ato janë krijuar e orkestruara për qëllime nacionale dhe përbëjnë problemin më shqetësues. Sipas tij, përpjekjet e Beogradit për të mbajtur strukturat paralele në tre komuna të Kosovës, dëshmojnë se ende në Beograd shpresohet tek njj ndryshim i mundshëm i kufijve në rajon, bazuar mbi idetë e tejkaluara e të dështuara tashmë të vendeve etnikisht “të pastra”, dhe Serbisë së Madhe.

Kryeminsitri Berisha ka bërë një pasqyrim të situatës ekonomike dhe sociale në vend, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit, përbën prioritetin më të madh të qeverisë shqiptare. “Me reformat për parandalimin e tij dhe politikat e drejta penale “të zero tolerancës”, për ndëshkimin e tij, Shqipëria ia doli të dyfishojë në 4 vjet të ardhurat e saj buxhetore dhe të privatizojë me sukses pasuritë e saj publike”, u shpreh Berisha. Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria sot renditet ndër vendet me të ardhura të mesme, të larta dhe se ish ish vendi i hiperkolektivizimit total, është sot vendi me sektorin publik më të vogël në Evropë, në të cilin 84% e GDP buron nga sektori privat.
“Ish vendi i lirive e të drejtave të ndaluara me kushtetutë, është sot vendi i demokracisë, shtetit ligjor, fjalës së lirë, zgjedhjeve të lira, pluralizimit politik dhe fetar, tolerancës fetare të shkëlqyer. Ish vendi i izolimit më të thellë të kontinentit dhe planetit është sot anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kontribuon për paqen e stabilitetin në rajon e më gjerë, si dhe punon me vendosmëri për integrimin europian”, theksoi ai.

Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe në liberalizimin e vizave, ku deklaroi se shqiptarët sot lëvizin pa viza në mbarë Evropën dhe përmendi në këtë drejtim se numri i qytetarëve të huaj kanë vizituar Shqipërinë si turistë apo qëllime të tjera është rritur nga 300 në vitin 2004 në 3.5 milion vitin e kaluar.
 

Duke u ndalur tek ekonomia shqiptare, kryeministri Berisha theksoi se në këtë periudhë të mëdha krizash financiare dhe borxheve të Evropës dhe botës, ekomonia shqiptare mbetet ndër ekonomitë më të pakta e cila njohu recensionin. “Në rast se investimet e huaja sipas UNCTAD nga viti 2007 deri në 2010 patën ulje prej 37% në të gjithë botën, në Shqipëri investimet e huaja direkte sipas po këtij burimi u rritën nga viti 2006 deri në 2010 me 316%. Eksportet shqiptare gjatë viteve të fundit u rrit me 300%. Papunësia u ul, po kështu edhe varfëria njohu një rënie prej 30%. Modeli ynë ekonomik bazohet tërësisht në lirinë ekonomike, e cila vitin që kaloi ka pësuar një stanjacion të ndjeshëm në botë, kurse në Shqipëri ajo është rritur me 16 pikë”,u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
 

Megjithatë, kryeministri theksoi se kriza e borxheve dhe kriza e euros në BE, qëndron pak a shumë si shpata e “Demokleut”, mbi lekun tonë dhe mbi kokën e ekonomisë shqiptare. “Ndaj shfrytëzoj rastin t`u bëjë thirrje vendeve të Eurozonës, që në kuadër të përpjekjeve të tyre, të mëdha e serioze, për kapërcimin e problemeve aktuale, të konsiderojnë edhe pasojat e kësaj krize mbi ekonomitë tona të euroizuara”, nënvizoi ai.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare është e vendosur për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit. “Në kuadrin e kësaj politike të zhvillimit të qëndrueshëm, ne jemi të vendosur ta shndërrojmë Shqipërinë në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon”, u shpreh ndër të tjera Berisha. Po ashtu kryeministri theksoi se qeveria ka përzgjedhur dhe përcaktuar si objektiv madhor “Shqipëria në moshën dixhitale”, dhe në këtë kontekst nënvizoi se në një hark kohor të shkurtër është shtrirë interneti në të gjitha shkollat e vendit dhe ofrohet interes falas për qytetarët në të gjitha zyrat postale. “Shqipëria është sot vendi i e-tax-es, e-doganës, regjistrimit elektronik në universitet e e-business-it dhe ne synojmë të shtrijmë sa më shpejt one-stop-shop për të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve”, vijoi në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›