E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne OKB: Të njihet pavarësia e Kosovës, Palestina, jo vendimit të njëanshëm

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha mbajti fjalimin e rastit në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 Fillimisht bëri një prezantim të Shqipërisë, i cili 20 vjet nga rrëzimi i diktatorit Enver Hoxha, sot është një vend demokratik dhe shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë botën. “Një Shqipëri e cila përjetonte një varfëri ekstreme renditet sot në vendet me të ardhura të mesme të larta”, ku liria ekonomike është rritur.

Kreu i qeverisë u ndal dhe në sektorin e energjisë ku nënvizoi kthimin e Shqipërisë në një fuqi të madhe energjetike në rajon, për shkak të potencialeve të mëdha ujore. “Duam të kthejmë Shqipërinë në një Norvegji të vogël në ballkanik”- premtoi Berisha.

Sa i përket sektorit turistik kryeministri premtoi se brenda disa vitesh do të ketë një infrastrukturë shumë të re që do mundësojë turistët të vijnë sa më shpejt në Shqipëri.

BERISHA THIRRJE PER NJOHJE TE METEJSHME TE KOSOVES, SERBIA TE HEQE BLLOKADAT
Sa i përket rajonit Berisha tha se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyer në rajon. “Dhe ka vullnet të plotë të konsolidojë këto marrëdhënie dhe me Serbinë”
Duke u ndalur në Kosovë, kryeministri i bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë ta njohin atë, si një faktor kryesor i sigurisë dhe paqes në rajon.

“Republika e Kosovës ka zbatuar satandardet më të larta në rajon sa i përket të drejtave të minoritetit. Pasuria serbe në Kosovë është sot më e sigurtë se kurrë. Kjo nuk është pasuri vetëm për serbët në kosovë, por për ë gjithë kosovën dhe të gjithë rajonin.”- tha Berisha duke nënvizuar se Shqipëria mbështet qeverinë e kosovës për të shtrirë ligjin edhe në veri.

“I bëj thirrje Serbisë të bëjë më të mirën e mundshme për të hequr bllokadat ndaj mallrave dhe të respektojë atë marëveshje që u firmos këtë muaj në Bruksel. Ishte një marrëveshje për eksporte dhe importe të lira dhe jo embargo .

RAPORTI I DICK MARTY,  AKUZA PA FAKTE
Kryeministri u ndal dhe në raportin e senatorit zviceran Dick Marti. Ai ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se raporti ka akuza të pa mbështetura në prova e fakte dhe se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me EULEX për të zbardhur të vërtetën.

“Lidhur me akuzat e Dick Marti dua të theksoj qëndrimin e qeverisë shqiptare se raporti i senatorit Dick Marti përmban në vetvete raportin e kryeprokurorit të krimeve të luftës në serbi, Vukcevic. Aty ngrihen akuza të pabazuara në fakte dhe prova, por më shumë në të dhëna që nuk kanë një bazë.

Raporti Dick Marti- Vuçkeviç, nuk provon asnjë fakt të vetëm. Duhet të sqarojë të vërtetën. “Ai sintetizon kujtimet e Karla del Pontes” tha Berisha duke i paralelizuar me “kujtimet e novelave të Agata Kristit.

JO ZGJIDHJE TE NJEANSHME PER PALESTINEN

Duke u ndalur në cështjen e Palestinës, kryeministri Berisha deklaroi se “Qeveria ime mbështet plotësisht idenë e një Palestine të pavarur, por besoj se vendimet unilaterale nuk do të jenë aq të dobishme kjo është arsyeja pse i bëj thirrje miqeve të Palestinës të mbështesin planet e kuartetit., dhe vazhdimit të dialogut me Izraelin”-deklaroi Berisha

(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›