Kakavijë, kthehen nga policia greke, çifti çam: Shkak origjina
KAKAVIJË- Një cift çam është kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Kakavijës nga punonjës të policisë greke.
Çifti Sali e Luljana Bajo, me origjinë nga Marglliçi i Çamërisë dhe banues në Durrës, të cilët denoncuan skandalin për NEWS24, thanë se policia greke i ka deklaruar të padëshiruar vetëm për shkak të origjinës së tyre.
Sipas rrëfimit të ciftit, ato ishin nisur herët në mëngjes së bashku me një një cift tjetër, miq të tyre pas fundjavës së kaluar në Sarandë, për të ngrënë një drekë në Janinë
Në pikën kufitare të Kakavijës, policia greke u ka kërkuar shqiptarëve pasaportat. Cifti Bajo ka rrëfyer se policia greke i ka deklaruar të padëshiruar vetëm për shkak të origjinës së tyre came, pasi ajo ishte e shënuar në dokumentin (pasaportë biometrike), që i dorëzuan për verifikim policëve.
Pas kësaj procedure, punonjësit grek kanë marrë forcërisht Sali Bajon dhe e kanë detyruar të firmosë një dokument, ku thuhej se shtateasi në fjalë konsiderohej si person i rrezikshëm për Greqinë.
Cifti Bajo theksoi se punonjësit e policisë greke nuk u dhanë asnjë motiv ligjior për moslejimin e tyre për të shkuar në shtetin helen, ndërkohë theksuan se policia greke disponon listë me emra cam, të cilët nuk lejohen të futen në Greqi.
Ndërkohë edhe cifti tjetër që shoqëronte Bajo-t në këtë udhëtim ka pasur një incident me policinë greke, pasi atyre u është vendosur në dokumentat e tyre vetëm vula e qëndrimit në shtetin helen dhe jo e kthimit.
Në kohën që shqiptarët kanë kërkuar sqarim për atë që po ndodhte, policia greke ka reaguar ashpër, duke u treguar atyre një listë me emra cam që sipas së cilës ndalohet hyrja e camëve në Greqi.
Cifti Bajo ka bërë publik fakin se në një moment policët grek u kanë thënë në shqip: “Nuk keni vënd në Greqi, këtu mbaron Greqia për ju”.
Në lëvizje janë vënë edhe strukturat doganore shqiptare, të cilët, të hënën do të komunikojnë me homologët grek, për incidentin e ndodhur.
(e.m/BalkanWeb)