PS nis testimin ne terren te kandidaturave
Socialistet kane nisur projektimin ne dy faza te strategjise per zgjedhjet lokale dekretuar me 8 maj te vitit 2011. Konkretisht selia roze po punon edhe ne leter por edhe ne terren per te materializuar ate qe do te cilesohet si boshti i betejes elektorale per te fituar bashkite dhe komunat e vendit. Ne ditet e fundit ka nisur dalja ne terren e ekipeve qe jane ndare sipas hartes administrative. Njerezit e caktuar nga lidershipi po testojne ne te gjithe territorin kandidaturat e mundshme dhe impaktin qe ata kane ne elektorat. Nderkohe ne fund te muajit do te mblidhet asambleja e Partise Socialiste e cila do te miratoje piketat e hartuara nga lidershipi. Angazhimi politik i Partise Socialiste per transparencen e 28 qershorit nis gradualisht te kaloje ne plan paralel me pergatitjen e elektoratit per nje angazhim aktiv. Edhe pse ende i kuotuar si pike prioritare e axhendes se saj kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te shkuara po rreshqet drejt statusit te nje prej kartave te veprimit opozitar qe tanime po u nenrenditet perhere e me shume objektivave te ardhshme elektorale. Burime nga PS-ja bejne te ditur se ne takimet e diteve te fundit te organizuara me perfaqesues te pushtetit vendor eshte percjelle edhe mesazhi per nisjen e pergatitjeve per fushaten elektorale sidomos ne testimin e klimes politike dhe piketimin e kandidateve. Pa kaluar ende ne nje faze vendimmarrese direktiva politike qe u eshte percjelle ne rruge informale edhe deputeteve socialiste perfaqeson nje hap konkret ne ndryshimin e prioriteteve opozitare te cilat qe ketej e tutje edhe formalisht funksionalizohen me procesin elektoral te 8 majit. Si sinjal qe e zyrtarizon kete eshte dekreti presidencial i dates 6 shtator i cili ka percaktuar stacionin kryesor per muajt e ardhshem por qe ende nuk e ka shkeputur ligjerimin politik te forcave dominuese nga inercia e krizes se zgjatur politike. Apeli per fillimin e punes ne terren dhe ndertimin e klimes organizative per zgjedhjet aktualizohet si nje domosdoshmeri e realitetit i cili po i paraqitet edhe njehere opozites me sfida thelbesore. Per te lene menjane ceshtjen e hapur te transparences e cila pershkroi te gjithe vitin politik 2009-2010 nje situate e veshtire duket se dominon edhe skenen e brendshme socialiste. Nisur nga zgjedhjet e fundit ne deget e rretheve eshte per tu nenvizuar rievidentimi i debateve tradicionale brenda PS-se te cilat ne vitet e fundit kane prodhuar kosto elektorale. Ne kete kuader edhe vemendja kryesore e ekipit socialist po fokusohet te puna me njerezit ne baze qemtimi dhe vleresimi i kandidaturave puna ne terren e cila me afrimin e zgjedhjeve behet e domosdoshme per shkak te luhatjeve te medha si dhe intensifikimi i pranise se pushtetit qendror. Ai qe i jep nje peshe specifike procesit te 8 majit per opoziten eshte dominimi i saj aktual ne qendrat e medha te vendit ne bashkite kryesore te cilat si te tilla veteperkufizohen si nje objektiv qe medoemos duhet rikonfirmuar. Mekanizimi qe do te ndiqet ne kete drejtim po ndjek te njejten udhe si me pare. Ai eshte paralajmeruar nga takimi i fundit i kreut socialist Edi Rama me te zgjedhurit socialiste ne njesite e pushtetit vendor te cilet jane ne fakt edhe emrat me te mundshem per tu ripropozuar si kandidate ne zonat perkatese. Pervec ketij kuadri te brendshem nje ceshtje qe kerkon zgjidhje eshte edhe hapesira per aleatet e PS-se te cilet se fundmi kane rifituar vleren e partnerit politik ne nje tryeze te institucionalizuar. Lidhur me kete gje kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo ka nenvizuar si mjaft pozitiv instalimin e takimeve te perjavshme ne nivel kryetaresh dhe bashkepunetoresh duke theksuar se nje tryeze e tille do te diskutoje edhe per perspektiven e zhvillimeve politike qe kane te bejne edhe me qendrimin e shumices aktuale per transparencen e 28 qershorit. Nje qendrim i forte dhe paralajmerues qe flet per nje mirekuptim te ri brenda opozites eshte bere prezent teksa Milo e ka cilesuar heqjen dore nga hetimi i 28 qershorit si nje gabim historik te se majtes shqiptare.