Berisha ne Pallatin Perandorak
Kryeministri Berisha vizitoi dje gjate vizites se tij ne Pekin edhe Pallatin veror Perandorak, nje nga rezidencat perandorake me te medha, me te bukurat dhe me me fame ne bote. Ky pallat perfaqeson sot shembullin me te jashtezakonshem te artit tradicional kinez. Ne vitin 1998, ai u klasifikua si nje nga sitet e trashegimise boterore te UNESCO-s. Pallati veror, ne thelb, eshte nje muze i kopshteve tradicionale kineze, nje nderthurje e bimeve, gureve, ujerave, kalldremeve etj.. Ai ze nje siperfaqe prej 726 000 metra katror, tre te katertat e te cilave jane uje dhe perbehet nga mbi 3 000 struktura, qe perfshijne pavijone, kulla, ura dhe korridore. I ndertuar nen dinastine Jin (1115-1234), ne periudhen e mbreterimit te mepasshem te perandoreve, Pallatit iu bene zgjerime te metejshme. Gjate dinastise Qing, Pallati u shnderrua ne rezidencen verore per familjen dhe oborrin perandorak. Dy dite me pare kryeministri Berisha, vizitoi edhe Murin e Madh kinez. Ai madje mori nga autoritet vendase nje certifikate, ne lidhje me ngjitjen e me shume shkalleve ne kete mur, nga te gjithe kryeministrat dhe presidentet qe e kishin vizituar me pare. Kryeministri e konsideroi kete ngjitje si te rendesishme, duke e lidhur edhe me zgjedhjet parlamentare, te cilat do te mbahen pas dy muaji ne vend. Kryeministri Berisha arriti te ngjiste me shume se 1.500 shkalle te ketij Muri, i cili konsiderohet edhe si nje nga veprat me madheshtore te botes.