Shembja e pallatit, Avokati i Shtetit padit firmen e ndertimit
Avokati i Shtetit padit firmen "Arti sh.p.k", per demshperblimin e familjeve te pallatit qe u shemb dhe shkaktoi tre te vdekur. Ne seancen gjyqesore te radhes ne ngarkim te 7 te pandehurve te dyshuar si shkaktare te rrezimit te pallatit pese katesh, ne lagjen "11 Janari" ne Gjirokaster, trupi gjykues ka miratuar marrjen ne shqyrtim te kerkese-padise te Avokatit te Shtetit ne lidhje me pagesen e demshperblimit, ne ngarkim te pronarit te firmes. Gjate kesaj seance turpi gjykues i kryesuar nga Desard Avdylaj, ka dhene vendimin per marrjen ne shqyrtim te kerkeses se kreut te ASH-se, Kristaq Kutra, i cili kerkoi ngritjen e ceshtjes civile ne ngarkim te te pandehurit Sotiraq Janora, president i firmes se ndertimit "Arti sh.p.k", per zhdemtimin me 46 milione leke te dhena nga qeveria shqiptare, per banoret qe humben apartamentet e tyre nga rrezimi i pallatit. Padia per kete ceshtje civile eshte ngritur nga Keshilli i Ministrave. Sipas trupit gjykues, kjo ceshtje do te shqyrtohet me vete per te mos vonuar ecurine e procesit gjyqesor karshi shtate te pandehurve, ne lidhje me tragjedine e 9 nentorit 2008. Gjergji Mece, Alfred Mamani, Aferdita Papamihali, Petrit Maksuti, Admir Shehaj, Leonard Mustafaraj akuzohen per "shperdorim detyre", si dhe Sotiraq Janora, akuzohet per "vrasje ne rrethana cilesuese" dhe "shkaterrim i prones me dashje". Sipas hetimeve shkak per shembjen e pallatit, ngjarje ne te cilen humben jeten 3 persona dhe ngelen te pastreha 13 familja, ishte ndertimi i nje godine te re rreze kodres ku ndodhej pallati pesekatesh.
Blerim Kore
Blerim Kore