E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Pragë, merr pjesë në varrimin e Havel

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në ceremoninë përcjellëse të ish presidentit Vaclav havel, në Pragë. Një ditë më parë ai u nis për në Çeki, për të qenë pjesë e nderimeve, që do të zhvillohen në katedralen më të madhe të vendit, St. Vitus  Cathedral, në Kështjellën e Pragës, në orën 12.00.

Të pranishëm në këtë funeral shtetëror pritet të jenë zyrtarë të lartë botërorë, kryetarë shtetesh, përfaqësues të njohur të politikës dhe të fushave të tjera, etj.

Ish Presidenti çek Havel u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 2003). Ish-dramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej disidentëve më të fortë anti-komunist në ish-bllokun lindor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›