Berisha në Prishtinë, promovohet abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë
PRISHTINË- Kryeministri i vendit Sali Berisha ndodhet sot në Kosovë me rastin e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Ceremonia pritet të zhvillohet në Prizren në Qendrën Sportive "Sezai Surroi’’në prani edhe të kryeministrit kosovar Hashim Thaci.
Më 24 prill u përzgjodh teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti i përzgjedhur ka si bashkë autorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi.
Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”.
Specialistët e arsimit sqarojnë se Abetarja e unifikuar me titullin “Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.
Unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.
(el.me/BalkanWeb)