E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet futbolli në mesjavë, luhet kupa dhe play-off

—-Nga Gentjan Alinani—-

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur gjithashtu edhe datat dhe oraret zyrtare për ndeshjet play-off për kategorinë superiore dhe për kategorinë e parë. Sonte në mbrëmje në kryeqytet do të luhet finalja e Kupës së Republikës ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeut.

Janë gjashtë skuadrat që do të luftojnë për 3 vende në kategorinë superiore. Ndeshjet për një vend në të ashtuquajturin futboll elitar do të luhen në fushë asnjëanëse.

Derbi i Myzeqesë, ndërmjet Apolonisë dhe Lushnjes do të luhet në Shkodër. Kamza dhe Besa e Kavajës do ta zhvillojnë betejën e tyre në Pogradec. Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa është rezervuar për sfidën Tomori-Besëlidhja.

Për 2 vende në Kategorinë e Parë luftojnë 4 ekipe, Gramozi-Naftëtari dhe Himara-Sukthi.

Ky është kalendari i plotë:

20.00 Ndeshjet Play Off për Kategorinë Superiore

  1. Kamzma-Besa, 18.05.2012, Pogradec, 16:30
  2. Apolonia-Lushnja, 20.05.2012, Shkodër, 16:30
  3. Tomori-Beselidhja, 19.05.2012, Q.Stafa, 16:30

Ndeshjet Play Off për Kategorinë e Parë

  1. Erseka-Naftëtari, 20.05.2012, Kavajë, 16:30
  2. Himara-Sukthi, 20.05.2012, Peqin, 16:30

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›