E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Romë: Integrimi, i bazuar në meritë

Kryeministri Berisha gjatë nje takimi me homologun italian, Monti

ROME- Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka shprehur sot homologëve të tij, pjesëmarrës në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës që po zhvillohet në kryeqytetin e Italisë, Romë, se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë i bazuar në meritë.

Në një drekë të shtruar nga kryeministri italian, Mario Monti, ku merrnin pjesë kryeministri i Spanjës, Irlandës, Hungarisë dhe Greqisë, Berisha i siguroi homologët e tij për vullnetin e palëkundur dhe angazhimin e plotë të tij dhe të qeverisë për të përmbushur të gjitha prioritetet e vëna nga Bashkimi Evropian

Gjatë drekës, sipas njoftimit të Kryeministrisë, Berisha ka ndarë me homologët e tij, mendime në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, krizën ekonomike në Evropë dhe rrugët e daljes prej saj, duke informuar ata për reformat e ndërmarra nga qeveria e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›