E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takime në Strasburg, kërkon mbështetje për statusin

Gjatë qëndrimit në Strasburg kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar lobimin për proçesin integrues të Shqipërisë. Në vijim të punimeve të Konferencës Europiane të Presidentëve të Parlamenteve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ,e shfrytëzoi pjesëmarrjen e saj në këtë takim për të lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu kryeparlamentarja Topalli zhvilloi një sërë takimesh me krerë të parlamenteve pjesëmarrëse.

Zonja.Topalli u takua me Kryetarin e Parlamentit italian, Gianfranko Fini, Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammer, kryetaren e Parlamentit bullgar, Tsetska Tsacheva, kryetaren e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Fransis D`Souza, kryetarin e Parlamentit të Kanadasë, Noel Kinsela etj. Në qendër të takimeve që kryetarja Jozefina Topalli zhvilloi në KiE ishte kërkesa për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, duke theksuar se 96 përqind e shqiptarëve janë pro këtij integrimi. Kryetarja e Kuvendit njohu homologët e saj me zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Ajo theksoi se pavarësisht krizës globale Shqipëria nuk ra në recesion. Në këto takime, Kryeparlamentarët i shprehën kryetares Jozefina Topalli vlerësimin për Shqipërinë, si model tolerance, një vlerë kjo e jashtëzakonshme në 20 vite zhvillime demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›