Nishani niset drejt OKB-së, fjalim në Asamble

Kryetari i Shtetit shqiptar gjate kësaj vizite pritet të ketë një sërë takimesh të nivelit të lartë me personalitete botërore, në kuadër të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me krerë shtetesh të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e te vendeve aziatike, përfaqësues të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare; etj.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në SHBA, Nishani do të marrë pjesë në takimin e 16-të vjetor të NAAC-ut (Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan).
Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti i Republikës, dhe Zonja e Pare do te jenë të pranishëm në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Barak Obama me krerët e shteteve pjesëmarrëse në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në pritjen e ish-presidentit amerikan Bill Klinton.
Gjate qëndrimit në Nju-Jork, Presidenti i Republikës, Nishani pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve te Bashkimit Evropian dhe nga bota, ku qëllimi i këtyre bisedimeve dypalëshe është lobimi për çështjen e Kosovës dhe për marrjen nga Shqipëria të statusit te vendit kandidat.
Më 26 shtator,
Kreu i Shtetit do t’i drejtohet me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa një tjetër etapë e rëndësishme e kësaj vizite është edhe pjesëmarrja e Presidentit Nishani në Takimin e Nivelit të Lartë për Shtetin Ligjor që do të mbahet në OKB. Vizita zyrtare e Presidentit Nishani ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshijë edhe takime me bashkëkombësit e shumtë që jetojnë e punojnë atje si dhe me shoqatën atdhetare “Vatra”, ku do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe delegacioni i Republikës së Kosovës. /Start/
2012-09-21 10:13