E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në SHBA: Asnjë pengesë për vizat

Kryeministi Berisha shprehu besimin që dhe biznesi shqiptar të futet në bursat e mëdha botërore. Gjatë vizitës në Nju Jork, kreu i qeverisë tha se nuk ekzsiton asnjë pengesë mes Shqipërisë dhe BE për procesin e liberalizimit të vizave. 

NEW-YORK- Kryeministri Sali Berisha shprehu besimin se nuk do të jetë e largët dita kur kompanitë shqiptare të listohen me kompanitë e tjera botërore në bursën më të fuqishme, më transparente dhe më dixhitale të planetit. Duke vlerësuar pjesëmarrjen në mbylljen e bursës së NASDAQ në Nju Jork, Berisha e cilësoi këtë një moment simbolik të fuqishëm.
“Nga 35 vende ndodhen kompani të listuara. Kam besimin më të madh tek gjenia e iniciativës së lirë të biznesit shqiptar. Nuk do të jetë e largët dita kur kompanitë shqiptare të listohen me kompanitë e tjera botërore në bursën më të fuqishme, më transparente e më dixhitale të planetit” u shpreh Kryeministri.
Gjithashtu kryeministri Berisha shprehu bindjen se presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë Shqipërinë. I pyetur lidhur me proceduurat që po ndjek Bashkimi Europian përsa i përket shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, kryeministri Berisha siguroi se ka një axhendë e cila po zhvillohet sipas përcaktimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian dhe se këtu nuk ekzistojnë më probleme politike.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha ka takuar dhe presidentin e Bosnjës, përmes të cilit ftoi sipërmarrësit nga Bosnjë Hercegovina të investojnë në Shqipëri duke shfrytëzuar potencialet e mëdha që ofron vendi ynë në fusha të ndryshme si turizmi, infrastruktura, energjia etj.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›