E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali ushtarak, mbush 80 vjet

Spitali ushtarak i Tiranës mbush 80 vjet. Një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vendin tonë, është krijuar në 26 shtator të 1929. Ka ndryshuar emrat që nga themelimi, por ajo që mbetet thelbësore është shërbimi cilësor që ofron. Në ceremoninë me këtë rast ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj si dhe drejtues të tjerë të ushtrisë dhe mjek të Spitalit Ushtarak.
Më pas kjo ceremoni vazhdoi edhe me historikun e këtij spitali si dhe ndryshimet që janë bërë në këtë institucion shëndetësor vit pas viti. Madje në historikun e këtij spitali është shënuar në këtë 80 vjetor edhe një dekorim nga presidenti Bamir Topi i cili ka dhuruar urdhrin "Nënë Tereza".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›