E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e rënda/Në 5 vjet,5 mijë procese

Është krijuar në vitin 2004 dhe gjykon çështjet më të rëndësishme dhe më të bujshme të drejtësisë shqiptare. Por sa efiçente dhe sa ka shërbyer për goditjen e krimit gjykata për krimet e rënda në Tiranë e cila në vit jep 1 mijë vendime. Kryetari i këtij organi Dritan Hallunaj tregon edhe veprat penale të cilat gjykon kjo gjykatë si dhe dënimet që jepen me goditjen e çekiçit. "Kjo gjykatë gjykon çështje të trafikimit të narkotikëve, organizatave kriminale, rrëmbime persone dhe vepra të tjera", u shpreh ai.
Kështu në këtë gjykatë gjykohen dosje si ajo e Bandës së Lushnjes, Bandës së Durrësit , bandës së Cërrikut apo edhe të personave të tjerë që akuzohen për trafik armësh apo droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›