Mbesa denoncon dajën: Tentoi të më përdhunonte
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48 vjeçar pasi është denoncuar nga mbesa e tij për tentativë përdhunimi. Vajza 21 vjeçare ka rrëfyer se daja ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, në banesën e saj.
TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48 vjeçar me banim në Allias pasi është denoncuar nga mbesa e tij për tentativë përdhunimi. Kujtim Fregja, 48 vjec nga Shkodra me banim ne Tiranë është emri i të arrestuarit i cili dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër kanë tentuar të vjedhin me thyerje një dyqan me artikuj ushqimorë në rrugën 'Mine Peza'.
Në njoftimin e policisë thuhet se ka filluar një tjetër procedim penal, për veprën penale të 'Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t'u mbrojtur". Kjo pasi një vajzë 21 vjeç, mbesa e të akuzuarit, ka depozituar kallëzim penal, duke i rrëfyer policisë se daja i saj ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, në banesën e saj. (e.n/BalkanWeb)