Berisha në Shkodër: Mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë PD-së
Kryeministri Berisha ka vijuar turin e inagurimeve të rrugëve në të gjithë vendin.
Paraditen e sotme, shefi i qeverisë ka inaguruar rikontruksionin e rrugës Ura Gjadër Mnele Dajç në Shkodër.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka falenderuar banorët për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike.
“Çdo votë e juaja ka qënë për ndryshimët që Shqipëria ka bërë në këto vite. Kjo rrugë që lidh komunën me aksin kombëtar të vendit, shkurton distancën me Shkodrën por edhe me qëndra të tjera tha Berisha.
Kreu i qeverisë gjithashtu rreth orës 13:00 do të inagurojë dhe një një plantacion vreshtash të varieteteve të ndryshme në Hajmel të Shkodrës.
Rruga Ura Gjadër -Mnel lidh 3 fshatrat e komunës jo vetëm me njëra tjetrën por dhe me rrugën Lezhë Vau i Dejës. Rruga krijon mundësi të lidhen më shpejt me Shkodrën dhe Lezhën.
Rruga e re është e asfaltuar është e pajisur me të gjithë elementet e nevojshëm të infrastructures ndërsanë zonat e banuara rruga është e pajisur me trotuare për kalimin e këmbësorëve.
Gjithashtu është sistemuar e asfaltuar sheshi komunës ku gjenden shkolla, qendra shëndetësore, zyrat e komunës, kisha e fshatit..etj