E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria ka rrënuar bizneset dhe ka rritur borxhet

Partia Socialiste ka akuzuar sërish qeverisë se ka rrënuar bizneset dhe se ka rritur borxhi publik.

Në një konferencë për shtyp, Lindita Nikolla ka theksuar se borxhi publik i qeverisë është më i lartë se 62 % i shpallur nga qeveria.

Qeveria rrënoi bizneset. U ka borxh mbi 660 bizneseve. Vetëm në dy vitet e fundit kemi 17 biznese, ose 14 %  që kanë kaluar në statusin e pasivit duke mos gjeneruar asnjë aktivitet tha Nikolla.

Sipas saj pas 23 qershorit situata ekonomike në vend do të ndryshojë nën qeverisjen socialiste.

Qeveria socialiste do ketë një axhendë 4 vjeçare bashkëpunimi me eliminimin e shantazhit nga administrata dhe rimodelimin e rimbursimit të TVSH shtoi Nikolla.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›