E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Tuz dhe Ulqin Te zhvillojme potencialet turistike

Fundin e vizitës së tij në Malin e Zi kryeministri Berisha ia rezervoi takimit me shqiptarët e Tuzit dhe të Ulqinit. Në Ulqin kryeministri Berisha u prit nga kryetari i Komunës Nazif Cungu përmes entuziazmit të madh të qytetarëve.
Në fjalën e ti kryeministri tha se: “Dy dekada më parë ka qenë e paimagjinueshme që kufiri, i cili gjendet pak kilometër prej këtu do të shndërrohej në formalitet si sot, do të mund të komunikojmë lirisht si sot dhe ne do të mund të shijojmë vizitën e të dy palëve të qeverisë së Tiranës. Ju Shkëlqesi, keni luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit, në nxjerrjen nga izolimi të Shqipërisë dhe në rivendosjen e komunikimit të shteteve fqinj ku jetojnë shqiptarët, prandaj në emër të të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi dhe të diasporës unë ju falenderoj përzemërsisht dhe ju shpreh mirënjohjen më të thellë.
Kryeministri Berisha deklaroi se me autoritetet e larta malazeze është dëshmuar një vullnet i përbashkët, për të bërë gjithçka që të intensifikojmë marrëdhëniet midis dy vendeve. Në këtë kontekst, turizmi dhe potenciali turistik i Ulqinit zë një vend të veçantë-theksoi kreu i qeverisë
Më tej ai vijoi se: “Qeveria ka marrë dhe do të marrë porosi, ministrat përkatës, që krahas projektit të thellimit të Bunës, edhe të subvencionin fillimisht publik të Crocierave , në mënyrë që të kënaqim sa më shumë turistët, të bëjë projektet e urës tjetër, që do të lidhë Velipojën me anën tjetër të Bunës dhe me Ulqinin. Turistët plazhin mund ta bëjnë në Ulqin, kafen e pasdites mund ta shijojnë në Velipojë, ose dhe e kundërta”.
Kryeministri i garantoi qytetarët e Ulqinit se Shqipëria do të mbështesë, të gjitha përpjekjet për arsimimin, edukimin, për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës kombëtare në këtë qytet dhe në këto treva. I pyetur nëse ka biseduar me autoritetet malazeze për miratimin në Parlamentin e Malit të Zi të ligjit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, në një nen të të cilit kufizohet mënyra e përdorimit të simboleve dhe flamurit, kryeministri theksoi si të rëndësishme, se duhen respektuar flamujt e njëri-tjetrit.
“Me miqtë diskutohet gjithçka me njëri –tjetrin dhe ju garantoj se ne kemi trajtuar të gjitha problemet së bashku. Mendimi im miqësor është ky; në institucionet publike, çdo vend rregullon me ligj përdorimin e simboleve edhe vendet me te lira në Botë, e kanë rregullin e tyre. Për qytetarët, dua të jem shumë i sinqertë, në mënyrën më miqësore theksoj se, shteti nuk duhet të ketë asnjë lloj preokupimi dhe problemi me çfarë simbolesh preferojnë apo pëlqejnë ata. Individët janë individ, sektori publik është sektor publik dhe unë në Shqipëri, ju garantoj se po të kaloni, një shtëpi e shikoni me një flamur, sepse djali punon në atë vend dhe ka nxjerre fitimet që vjen dhe ndërton shtëpinë dhe një shtëpi tjetër ka një flamur tjetër, por në të gjitha rastet flamujt janë vetëm për të nderuar dhe ne duhet të nderojmë flamujt e njëri-tjetrit, sepse janë simbole të sakrificave të bëra për liri dhe dinjitet kombëtar në çdo vend”.
Ne kete kontekst kryeministri vleresoi lart rolin e shqiptarëve të Malit te Zi në historinë tonë kombëtare, por dhe në mirëfunksionimin e shtetit malazez. Sjellja e tyre politike shoqërore, ndonëse janë në pakicë ka bërë që 10 vitet e fundit të merren vendime të burrave guximtarë dhe në interesin më të mirë të paqes dhe stabilitetit në Rajon-siç i cilësoi kryeministri.
“Gjatë këtyre 20 viteve unë kam ndjekur në mënyrë konstante këtë progres dhe shqiptarët në Mal të Zi, kanë meritën, sepse janë përpjekur për të gjetur dhe kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit me forcat e tjera politike dhe kanë shënuar rezultate të prekshme të pamohueshme. Së dyti, Mali i Zi, Shqipëria, kanë një projekt më madhor dhe ky është projekti Europian”.-tha Berisha
Takimet në qytetin e Ulqinit kryeministri Berisha i mbylli me një vizitë në qendrën e qytetit dhe në Kalanë e lashtë të tij. Nëkomunen urbane të Tuzit, kryeministri Berisha tha se banorët e kësaj zone meritojnë një mirënjohje të veçantë në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë
“Shpreh nderimin tim më të madh për festimet që ju u keni bërë ngjarjeve të mëdha të historisë kombëtare që kanë ndodhur në këtë zonë, ngjarje të cilat realisht ishin pararendëse të denja, të shkëlqyera të pavarësisë së Shqipërisë, ngjarje që frymëzuan shqiptarët, i trimëruan dhe inkurajuan ata në kohëra shumë të vështira që të ngrihen dhe të ngrenë në këmbë vendin e tyre. Jemi në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ky vit duhet të na bashkojë ne në një përpjekje të madhe për të nderuar veprën e paraardhësve tanë, për të nderuar veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan dhe u flijuan që ne sot të jemi njerëz të lirë, në nderim të të gjithë atyre që derdhën lumenj djerse për të vazhduar këtë vepër. Ne do ta shfrytëzojmë këtë akt, këtë moment të madh, për një vështrim të fuqishëm drejt të ardhmes, drejt Evropës”-nënvizoi kreu i qeverisë.
Kryeministri Berisha i garantoi banorët e Tuzit për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në të gjithë përpjekjet e tyre për realizimin e projekteve të rëndësishme në këtë komunë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›