Basha Etiketa te reja per produktet ushqimore

Produktet ushqimore që tregtohen në tregjet shqiptare janë pajisur me etiketa që përcaktojnë jo vetëm çmimin por dhe cilësinë dhe vendin e origjinës.
Ashtu siç u premtua nga Bashkia e Tiranës, kjo nismë u vu në zbatim ne ditët e fundit të muajit janar duke i shërbyer jo vetëm transparencës ndaj konsumatorit, por edhe gjurmueshmërisë së produktit. Së bashku me përfaqësuesit e Task Forcës së bashkisë për parandalimin e abuzimeve me çmimet, kryetari i Bashkisë vizitoi tregun ushqimor pranë ish - uzinës "Dinamo", ku konstatoi vendosjen e etiketave të çmimeve.
Sipas kryebashkiakut Basha, ky është vetëm hapi i parë i agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit për t’i ofruar siguri më të lartë konsumatorit kryeqytetas, transparencë dhe për të luftuar abuzuesit me çmimet.
Ky plan masash do të shpërndahet në të gjitha tregjet e Tiranës duke i shërbyer më pas edhe kontrolleve më të hollësishme, për çdo problem nga ana e inspektoriatit.
Kryebashkiaku Basha i është përgjigjur përsëri deklaratave për rritjen e çmimit të biletës duke theksuar se, asnjë operator që operon në linjat urbane të qytetit të Tiranës nuk mund të ndryshojë çmimin e biletës në mënyrë të njëanshme dhe çdo vendim i tillë do të çojë në marrjen e masave penalizuese, deri në anullimin e kontratës së operatorit..
“Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rritje arbitrare të çmimit. Çdokush që do të tentojë të rrisë në mënyrë arbitrare të rrisë çmimin, do ballafaqohet me konseguencat ligjore nga penalizmi deri në heqjen të kontratës. Nëse ka vend për rishikim të strukturës së çmimeve, kjo duhet bërë në mënyrë shkencore, të pavarura, transparente ndaj publikut dhe vetëm atëherë mund të ecim para me çfarëdo propozimi, pasi publiku të jetë pjesë e shqyrtimit dhe vendimmarrjes”, deklaroi Kryetari i Bashkië së Tiranës.