Berisha ne Unazen Verilindore

Kryeministri Sali Berisha ishte në malësinë lindore të vendit, një zonë e thellë që lidh rrethin e Librazhdit me rrethin e Peshkopisë.
Nga Librazhdi deri në Fushë Studen është një rrugë prej 41 kilometrash, e cila është hapur e gjitha për ndërtim me një investim prej 2.8 miliardë lekësh.
Këtë rrugë ndoqi edhe kryeministri Sali Berisha, i cili bashkë me inspektimet që ka nisur kohët e fundit, ka si qëllim të sjellë në vëmendje investimet që po kryhen për ndërtimin e infrastrukturës edhe në zona të tilla të thella e shumë piktoreske, por të mbetura në harresë për Ne po i kthejmë rrugët malore në rrugë moderne, të cilat krijojnë korridore të reja energjish të fuqishme të tregut
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë shkak të infrastrukturës së rrënuar.
“Ne po vazhdojmë me një intensitet më të madh se kurrë ndërtimin e një infrastrukture moderne, të denjë për Shqipërinë vend i zhvilluar. Rrugët e të gjithë këtyre zonave dhe në tërësi rrugët e Shqipërisë kanë qenë në të vërtetë rrugë të mundimshme. Ne po i kthejmë ato në rrugë moderne, të cilat krijojnë korridore të reja energjish të fuqishme të tregut, por i bëjnë shqiptarët të njohin potencialet e jashtëzakonshme të vendit të tyre dhe ta duan atë shumë më tepër”, deklaroi Berisha.
Me ndërtimin edhe të 17 kilometrave të tjerë deri në Ostren, një zonë në qarkun e Dibrës, atëherë do të jetë e përfunduar ajo që kryeministri e quan Unaza Verilindore e vendit, e cila nis në Valbonë, kalon në Kukës, Peshkopi dhe përfundon në Librazhd, ku lidhet me pjesën tjetër të vendit.
Kryeministri Berisha, për të cilin ishte ruajtur edhe shpërthimi i një masivi shkëmbor, ku do të kalojë rruga e re, premtoi një afat simbolik për përfundimin e të gjithë Unazës Verilindore.
“Unaza Verilindore Valbonë-Librazhd përfundon brenda vitit të 100-vjetorit të pavarësisë. Nuk ka shpërblim më të madh për këta banorë, se sa të gëzojnë këtë infrastrukturë. Është edhe një mirënjohje për Skënderbeun, i cili bëri shumë beteja në këto male për të mbrojtur lirinë e shqiptarëve”, premtoi Berisha.
Në takimin me banorët e Stebleves, një komunë me fshatra që shtrihen deri në 1200 metra mbi nivelin e detit, kryeministri Berisha vuri në dukje se Unaza Verilindore, që lidh rreth 90 komuna me rrugët kombëtare, është një mundësi e rë që u jepet banorëve për të dalë më shpejt në treg me prodhimet e tyre dhe për të shfrytëzuar potencialet turistike të zonave të tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Sali Shehu: Beteja ime me Berishën
Refuzimin e kandidaturës së tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 75 vota kundër të maxhorancës, Sali Shehu ish-deputet i demokratëve, e shpegon me dy arsye, që sipas tij lidhen ngushtësisht me kryeministrin Berisha. Arsyeja e parë sipas tij është personale. Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar buxhetin e vitit 2012, duke deklaruar se ai është më i madhi në historinë e vendit. PS: Mashtrim me hipotekat
Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha. Programi i Partisë Socialiste
“Baza e programit qeverisës dhe jo thjesht një pamflet elektoral”. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për Top-Channel, programin e Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar “Rilindja Shqiptare”. Edi Rama thotë se taksimi progresiv nuk do të cënojë biznesin. Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
Një dite pas vendimit të parlamentit për rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit, mes të cilëve edhe atë për ligjin e shumëdebatuar të mbetjeve, presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se bazuar në të drejtën kushtetuese, ai ktheu ligjin, duke kontestuar nenin që i hap rrugë importit të mbetjeve.
Lajmet kryesore
Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Sali Shehu: Beteja ime me Berishën
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Itali, vdes nëna shqiptare dhe dy vajzat