Avokati i Popullit PS perzgjedh Igli Totozanin sot miratimi ne kryesi

Perzgjedhja e Totozanit Volfart Nje hap kyc sa me shpejt vendimi i Kuvendit Gjermeni Zgjodhem nje kandidature te pakontestueshme profesionalisht dhe politikisht
Partia Socialiste perzgjodhi dje Igli Totozanin si kandidatin e saj qe do ti propozoje mazhorances ne Kuvend per institucionin e Avokatit te Popullit. Komisioni perzgjedhes i ngritur nga selia roze ne12 kandidaturat garuese dhe 33 ne total ne perfundim te degjesave publike dhe klasifikimit te kandidateve ne baze te kritereve qe duhet te plotesohen per postin e Avokatit te Popullit perzgjodhi Totozanin si kandidatin e opozites. Deputetja e Partise Socialiste Eglantina Gjermeni ne emer te komisionit perzgjedhes te ngritur nga PS-ja theksoi se kandidatura e perzgjedhur nga forca ku ajo ben pjese eshte e pakontestueshme si nga ana profesionale ashtu edhe ajo politike. U investuam ne kete proces per ti ofruar grupit parlamentar socialist dhe pastaj Kuvendit te Shqiperise nje kandidature te pakontestueshme moralisht profesionalisht dhe politikisht me qellimin qe sikunder u angazhuam qe ne fillim nga ky proces te dale nje Avokat i Popullit jo nje avokat i politikes apo i partise i cili te jete ne gjendje sot edhe neser te qendroje ne krahun e te demtuarve prej shkeljes se te drejtave dhe jo ne anen e cilitdo krah te politikes - tha ajo.
Perzgjedhja
Ne garen online te hapur nga PS-ja per institucionin e Avokatit te Popullit ne fazen e pare u perzgjodhen 33 kandidate ku mes tyre edhe ish-deputete socialiste. Pas kesaj komisioni ad hoc i ngritur nga selia roze perzgjodhi vetem 12 kandidate te cilet zhvilluan edhe nje degjese publik duke shpalosur platformat e tyre. Perfundimi i degjesave publike shenoi edhe fazen e fundit te perzgjedhjes ku me pas komisioni pas analizimit te kritereve te gjithsecilit prej kandidateve shpalli si fitues Igli Totozanin. Pas shpalljes se fituesit reagimi i pare ishte i kreut te Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart i cili e cilesoi kete proces si nje pike kyce ne funksionimin e shoqerise. I pershendes hapat qe jane hedhur kohet e fundit si dhe pergatitjet e Partise Socialiste per te propozuar nje kandidat per postin e Avokatit te Popullit. Ky eshte nje hap kyc per plotesimin me ne fund te ketij institucioni pas mbetjes bosh te pozicionit qe ne fillim te vitit 2010 ne menyre qe zyra e Avokatit te Popullit te funksionoje serish me efikasitet te plote - tha ai. Me tej Volfart theksoi se pas kesaj faze i takon Kuvendit te jape vendimin e tij sa me shpejt. Shpresoj qe Kuvendi te marre nje vendim se shpejti ne lidhje me emerimin e Avokatit te ri te Popullit i cili do te kontribuoje efektivisht ne mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te qytetareve ne marredhenie me administraten publike - deklaroi kreu i OSBE-se ne vend. Nga ana tjeter deputetja socialiste Eglantina Gjermeni pjese e komisionit ad hoc deklaroi se procedura e gares dhe perzgjedhjes se kandidateve ne garen e Avokatit te Popullit ishte nje arritje ne fushen e politikes shqiptare. Ne socialistet beme dicka ndryshe ia dolem ta benim me sukses kete proces. U dhame te gjitheve mundesine te provonin veten per tu zgjedhur Avokat i Popullit. Procesi ishte teresisht transparent. Me ane te ketij procesi respektuam angazhimin e programit tone te ri te Rilindjes Shqiptare per te respektuar te drejten e publikut ne pjesemarrje. Shoqeria shqiptare ka shume nevoje te clirohet prej trysnise se politikes mbi institucionet kushtetuese dhe politika ka per detyre tua plotesoje kete nevoje - tha Gjermeni. Pas perzgjedhjes se djeshme emri i Igli Totozanit do ti propozohet kryesise se PS-se e cila do te mblidhet diten e sotme ne oren 11 dhe me pas do te kaloje ne grupin parlamentar socialist te marten e javes se ardhshme. Ne perfundim te ketyre proceduarve kandidatura e perzgjedhur nga opozita per institucionin e Avokatit te Popullit do ti dergohet Kuvendit te Shqiperise per miratim.
Avokati i popullit Sequi Mirepres zgjedhjen do plotesohet nje nga 12 rekomandimetKreu i prezences se Bashkimit Evropian ne vend Etore Sequi e vleresoi dje progresin ne procesin e emerimit te Avokatit te Popullit. Mirepres ngrohtesisht perfundimin e procesit te zhvilluar nga Partia Socialiste per perzgjedhjen e kandidatit per postin e Avokatit te Popullit. Deshiroj te pershendes procesin e zgjedhur i cili ishte publik dhe transparent si dhe punen me perkushtim te komisionit perzgjedhes ne zgjedhjen e bere nga nje numer kandidatesh- deklaroi Sequi. Ambasadori i BE-se theksoi se procesi perzgjedhes i organizuar nga opozita eshte nje zhvillim inkurajues per nje post shteteror te rendesishem te mbetur bosh prej kohesh. Ky eshte nje zhvillim inkurajues drejt emerimit ne nje post shteteror te mbetur vakant prej kohesh i cili ze nje vend qendror ne mbrojtjen e te drejtave te qytetareve shqiptare dhe per adresimin e nje prej dymbedhjete prioriteteve te Opinionit te Komisionit Evropian per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian- u shpreh ambasadori i BE-se ne Tirane.